Hapësire reklamuese

Politikë

“Do e shkrij për 7 breza!” Sali Berisha ZBULON se për kë MINISTËR e kishte fjalën Erion Veliaj: I tha pije helmin

Shkruar nga Newsbomb
“Do e shkrij për 7 breza!” Sali Berisha ZBULON se për
Erion Veliaj-Sali Berisha

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e djeshme nga televizioni “Syri Tv” bëri një deklaratë të fortë ku dhe hodhi më tepër dritë mbi komunikimet që kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer me avokatët e familjarët e tij.

Sipas asaj që Lala tha në një nga komunikimet e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka “kërcënuar” një ministër të kabinetit qeveritar i cili sipas gazetares referuar bisedave të Veliajt nuk i kishte dalë në mbrojtje këtij të fundit.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, dyshohet të ketë thënë Veliaj.

E lidhur me këtë deklaratë të fortë mesditën e kësaj të mërkure është pyetur ish-kryeministri Sali Berisha.  Gjatë konferencës për mediat, një prej gazetarëve e ka pyetur Berishën se për cilin ministër bëhet fjalë, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike tha se është ai i Drejtësisë, Ulsi Manjën.

"Është Uluziu, Uluziu shkoi dhe i tha merre telefonin dhe i dha pije helmin. Ia dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut që është standarti më....”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese