Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do e lësh pushtetin se ia kalove edhe Enverit”! Ja si i përgjigjet Edi Rama qytetarit që i kërkon largimin

Shkruar nga Newsbomb
“Do e lësh pushtetin se ia kalove edhe Enverit”! Ja si i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari që i kërkon të lërë pushtetin se ia kaloi edhe diktatorit Enver Hoxha në këtë detyrë.

Kryeministri është përpjekur të sqarojë se ai është në punë dhe këtë punë ia kanë dhënë qytetarët. Sipas Ramës, puna dhe pushteti janë dy koncepte të ndryshme dhe i fton komentuesit e vet ta shohin në këtë mënyrë.

A ke në mend me e lënë pushtetin se ia kalove dhe Enverit?

Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke ndërmend ta lësh punën? Këtë punë. Jo nuk kam ndërmend ta lë për momentin për sa kohë që ata që ma kanë dhënë do më kërkojnë që ta vazhdoj. Nëse do më thonë falemnderit, ose sikterr sepse deri këtu ishim, atëherë do ta lë këtë punë. Kuptove? Sepse kemi një kuptim pak të ndryshëm.

Pushteti dhe puna. Janë dy gjëra pak të ndryshme në tingëllim. Mua pushteti më duhet për të bërë këtë punë. Dakord? Nuk e bëj këtë punë për pushtetin. Që të jemi shumë të qartë bashkë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese