Hapësire reklamuese

Politikë

Do dëshmojë në Komisionin për TIMS, Balla kërkon mbledhje me dyer të mbyllura: Janë informacione “sekrete”

Shkruar nga Newsbomb
Do dëshmojë në Komisionin për TIMS, Balla kërkon
Fotoarkiv/ Mbledhje nga komisioni

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Balla i është drejtuar me një shkresë këtij komisioni, duke thënë se informacionet që ai disponon lidhur me këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP).

Ministri vlerësoi gjithashtu se mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura në përputhje me detyrimet ligjore për mbrojtjen e këtij informacioni. Në kërkesën e tij ai sjell në vëmendje gjithashtu, se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.

Bazuar në Ligjin nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë hedhjen në votim të këtij propozimi dhe pas vendimarrjes do të vijohet me seancën e dëshmisë së Ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë së Shteti dhe ish-drejtorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit.

Komisioni Hetimor i TIMS miratoi listën e dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar në Komision, të propozuar më herët gjatë mbledhjes nga kryetari Ervin Salianji.

Bazuar në këtë listë,  nga Komisioni është thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku, ndërkohë  më herët u tha se do të merret leje në prokurori për ish-drejtorin e IT, Ervin Muça  që ka punuar më parë në Polici.

Pjesë e dëshmitarëve që do të jenë të pranishëm gjatë mbledhjes së sotme në Komision është edhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese