Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Do dëshmojë në Komisionin e Sterilizimit, deputeti Vullnet Sinaj takon biznesmenin e arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Do dëshmojë në Komisionin e Sterilizimit, deputeti Vullnet Sinaj
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe deputeti Vullnet Sinaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj teksa priste ulur në korridorin e Kuvendit të jepte dëshminë e tij në Komisionin e Sterilizimit, i është afruar deputeti socialist Vullnet Sinaj.

Nuk dihet se për çfarë kanë folur konkretisht, por sapo kryetarja e komisionit mori vesh këtë gjë, i ka bërë thirrje që të largohohej menjëherë nga dëshmitari dhe të mos ndikonte tek dëshmitari.

Biznesmeni Ilir Rrapaj është ftuar të dëshmojë para Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, lidhur me koncesionin e dhënë për kompaninë "SaniService", e cila ka fituar një kontratë 10-vjeçare për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.

Koncensioni 10-vjeçar iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të Umbro Staccinit.

Rrapaj, i cili është në “arrest me burg” që nga gushti i këtij viti, është liruar nga qelia për disa orë për të dëshmuar para Komisionit Hetimor.

Ai akuzohet për përfshirje në një skemë të dyshuar korrupsioni dhe manipulimi të procedurave të tenderimit, ndërkohë që dyshimet lidhen edhe me çmimet e larta të sterilizimit dhe mosrespektimin e procedurave të parashikuara nga ligji.

Në dëshminë e tij, Rrapaj pritet të ofrojë detaje rreth mënyrës së ndarjes së aksioneve dhe mënyrës se si u zhvillua ky koncesion. Po ashtu, pritet që të japë shpjegime për rolin e tij në menaxhimin e këtij kontrate dhe lidhjet me partnerët e tjerë të huaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese