Hapësire reklamuese

Politikë

“Do bëjmë rekurs”, Lulzim Basha premton parti të re: Berisha, një gogol që nuk e mund dot kurrë Ramën

Shkruar nga Newsbomb
“Do bëjmë rekurs”, Lulzim Basha premton parti të re:
Lulzim Basha

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale. Për gazetarët Basha ka njoftuar se vendimi i 11 qershorit është vendim tërësisht i padrejtë dhe njofton se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartës.

I pyetur se si do veprojë nëse nuk fiton në Gjykatën e Lartë, Basha premton një alternativë të re, që do të thotë një parti të re edhe pse do dëshironte që të ishte nën logon e PD me ngjyrën blu.

Vendimi i 11 qershorit është një vendim tërësisht i padrejtë. Do prezim zbardhjen e vendimit dhe do bëjmë rekurs për këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Nuk kemi marrë ende një vendim për një parti të re, do presim për vendimin nga Gjykata e Lartë.

Beteja jonë e parë do jetë përmes rekursit ku do kërkojmë që PD të kthehet tek vlera pasi Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën, por në fakt është aseti që Rama të fitojë zgjedhjet e 2025."

Basha shtoi se ndryshe nga Berisha ai nuk do sulmojë gjyqtaret të cilat e morën këtë vendim, por do ndjekë rrugën ligjore pasi beson ende se ka drejtësi.

“Ne nuk do bëjmë asnjë sulm gjuhësor ndaj gjyqtarëve të këtij vendimi, por do ndjekim rrugën e drejtësisë duke bërë rekurs. Por nuk do bëjmë debat vule, logo dhe karrige.”

Basha shton se me Berishën në krye të PD, nuk ka asnjë skenar që të mundin Edi Ramën në zgjedhjet e 2025.

“Nuk ka shqiptar që beson se Berisha do mundë Edi Ramën në zgjedhje. Në asnjë skenar Berisha nuk arrin të mundë Edi Ramën. Ai është është një gogol që përdoret nga Rama për të fituar zgjedhjet.

Besojmë se Shqipëria meriton më shumë se sa ky debat mjeran që i shërben Ramës për të mbajtur pushtetin. Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK dhe aleatëve tanë strategjikë që na ndihmuan në futjen tonë në NATO.

Nëse nuk fitojmë, do përdorim çdo opsion tjetër për të qenë prezent në zgjedhje. Përccarja e demokratëve nuk ka qenë produkt i vendimeve tona, por i Berishës që vendosi interesin personal mbi interesin e demokratëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese