Prej ditësh tashmë po qarkullon lajmi se do të arrestohet një politikan shumë i lartë dhe i rëndësishëm në vend.
Aludimet poshtë e lartë janë për kreun e PL, Ilir Metën, Monika Kryemadhin si dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj. Në lidhje me këtë është pyetur edhe gazetarja Anila Hoxha.
Kjo e fundit tha se pikërisht për këtë i ka dërguar një kërkesë SPAK, ku e ka pyetur nëse ka një masë sigurie ndaj Metës apo Kryemadhit. Mirëpo SPAK është përgjigjur se nuk ka një koment për këtë.
“Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë Gjykatës së Posaçme janë të tilla por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashetheme. Thashetheme ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.
Unë i kam dërguar një kërkesë SPAK ku e kam pyetur nëse ka një masë sigurie për Kryemadhin apo Metën. Po zyra e SPAK më ktheu: “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar” , tha ajo ndër të tjera për “Top Story”.