
Pas dorëheqjes, Braimllari ka folur edhe për vendimin e PL me në krye Monika Kryemadhin dhe PD me Lulzim Bashën për djegien e mandateve, ku për Metën kjo është arsyeja përse prej 5 vitesh marrëdhënia politike mes tij dhe Monikës është krisur dhe ka përsuar lëkundje të madhe.
Në “Real Story” i pyetur nëse Ilir Meta ka qenë apo jo në dijeni të djegies së mandatave nga deputetët, Braimllari tha:
“Kam qenë vetë deputet kur vendosëm mbi djegien e mandateve. E them me përgjegjësinë maksimale, Monika ka hyrë në mbledhjen e grupit, ka kërkuar që të djegë vetëm ajo mandatin. Ka qenë nën presionin e kolegëve të tjerë që nëse e djeg, do ta djegim të gjithë.
Në dijeninë time, Meta ka qenë i informuar për këtë skenar, për ta djegur një person dhe jo i gjithë grupi. Kam qenë pjesë kur Monika, si kryetare në atë kohë, ka qenë nën presionin pozitiv, se po e dogji ti mandatin, do e djegim të gjithë.”