Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Djali i Fredi Belerit "merr në dorë" punën e babait, ndjek nga pas kryeministrin grek në fushatë

Shkruar nga Newsbomb
Djali i Fredi Belerit "merr në dorë" punën e babait,
Petro Beleri dhe Mitsotakis

Edhe pse Fredi Beleri ndodhet prej më shumë se një viti pas hekurave, djali i tij po ndjek gjurmët e të atit.

Petro Beleri është parë krah kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, duke e shoqëruar gjatë turit në në qytetin e Artës. Turi është pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane që pritet të mbahen më 9 qershor.

Kutojmë se partia qeverisëse në Greqi ka zgjedhur mes kandidatëve për eurodeputet edhe Fredi Belerin, pavarësisht se ky i fundit ndodhet në burg në Shqipëri për blerje votash.

Pak kohë më parë, djali i tij duke folur për mediat grele tha se babai i tij nëse zgjidhet do të punojë fortë për të nxjerr në pah problemet e pakisës greke. Por mesa duket i biri po bën “punën” që Fredi Beleri momentalisht e ka të pamundur të bëjë.

“Nëse kemi sukses dhe babi im zgjidhet, ai do të ketë një eurodeputet të zgjedhur që i përket Partisë Popullore Evropiane , që i përket ND, në Greqi, ai është anëtar i pakicës etnike greke, ai do të nxjerrë në pah këto probleme, që ekzistojnë në Shqipëri, sado që dikush të përpiqet t'i fshehë”, deklaroi Petro Beleri.

Djali i Fredi Belerit "merr në dorë" punën e babait,

Djali i Fredi Belerit "merr në dorë" punën e babait,
Petro Beleri dhe Mitsotakis në Greqi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese