Hapësire reklamuese

Politikë

Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke: Në shtator do të dalë nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke: Në shtator do të
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ne interviste per median greke

Djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ka folur për mediat greke ku dhe ka ritheksuar se i ati do të shpallet i pafajshëm.

Petro Beleri, në një intervistë për median greke “Open Tv” tha se seanca për të atin është shtyrë dhe seanca e Apelit pritet të zhvillohet në një kohë kur partia e Edi Ramës po qeveris “sipas dëshirës” në Himarë.

Ndër të tjera ai tha se nuk kanë më shpresë për Shqipërinë, duke shtuar se i ati do të lërë qelin në muajin shtator.

“Babai im do të shpallet i pafajshëm solemnisht”, është shprehur Petro Beleri, teksa në emër të së atit ndau edhe një mesazh lirie, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme evropiane, djali i Fredi Belerit tha se ai ka shpresë dhe se kjo është një mundësi e mirë për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tij. Kujtojmë se babai i tij është kandidat i Demokracisë së Re.

Fredi Beleri ishte kandidat për kryetar Bashkie në Himarë në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, por ai u arrestua nën akuzën për korrupsion, pasi tentoi që të blinte me para votën e qytetarëve himariotë.

Kujtojmë se partia qeverisëse në Greqi ka zgjedhur mes kandidatëve për eurodeputet edhe Fredi Belerin, pavarësisht se ky i fundit ndodhet në burg në Shqipëri për blerje votash.

Pak kohë më parë, djali i tij duke folur për mediat greke tha se babai i tij nëse zgjidhet do të punojë fortë për të nxjerr në pah problemet e pakicës greke.

“Nëse kemi sukses dhe babi im zgjidhet, ai do të ketë një eurodeputet të zgjedhur që i përket Partisë Popullore Evropiane , që i përket ND, në Greqi, ai është anëtar i pakicës etnike greke, ai do të nxjerrë në pah këto probleme, që ekzistojnë në Shqipëri, sado që dikush të përpiqet t'i fshehë”, deklaroi Petro Beleri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese