Hapësire reklamuese

Politikë

Djali i Belerit kandidat për kryebashkiak? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i PD-së në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
Djali i Belerit kandidat për kryebashkiak? Ja si përgjigjet
Djali Fredi Belerit

Zgjedhjet që do mbahen në Himarë më 4 gusht mbeten temë diskutimi në media. PS ka zyrtarizuar Vangjel Tavon si kandidat, ndërsa PD nuk ka dalë ende me një emër.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli. Ai është pyetur nëse djali i Fredi Belerit do jetë kandidat për kryebashkiak, pasi një lajm i tillë ka qarkulluar më herët në media.

Edhe pse nuk dha një emër, Dhuli tha se PD ka disa emra që po diskuton për këtë kandidaturë.

“Janë disa emra që diskutohen. Për shkak se partia propozuaese është PBDNJ-ja në rastin e Fredi Belerit, edhe në këtë rast mund të funksionojë në këtë formë, cilindo që të jetë kandidati do ta mbështesim dhe ju garantoj që ekipi që do të drejtojë fushatën, jo vetëm që do të jetë brilant, por do të jetë ekip pa njolla korrupsioni, por edhe të paperceptuar si i korruptuar" , tha Dhuli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese