Hapësire reklamuese

Politikë

Divorci Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës cakton datën për seancën e ndarjes

Shkruar nga Newsbomb
Divorci Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës cakton datën për
FotoMontazh: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e seancës gjyqësore për divorcin e kreut të PL, Ilir Meta me deputeten Monika Kryemadhi.

Seanca gjyqësore e Metës për padinë e divorcit do mbahet më 21 shkurt ora 10:30.

Ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij, pas 26 vitesh martesë, Monika Kryemadhin si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Divorci Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës cakton datën për

Në një deklaratë për mediat, kur Meta ishte ende i lirë, deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij (si e ka quajtuar ai) kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besarin, i cili i ka thënë meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë dhe divorci sipas tij është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit ishin këndvështrimi për SPAK-un.

"Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Kujtojmë se Ilir Meta prej tre muajsh ndodhet në qeli në burgun 313 në Tiranë, pasi ua rerstua më 21 tetor 2024 me tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.  Po ashtu, ndaj familjes së tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese