Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Divorc” tjetër brenda opozitës: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi flasin me mesazhe të koduara kundër njëri-tjetrit

Shkruar nga Newsbomb
“Divorc” tjetër brenda opozitës: Ilir Meta dhe Monika
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga bashkëshorti i saj dhe kreu i forcës politike ku dhe ajo bën pjesë, Ilir Meta, duke theksuar se shfokusimi që po bëhet nga çështja e Inceneratorëve është në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në llogarinë e saj në “ Facebook”, Kryemadhi shton se temat për të cilat sot duhet diskutuar janë denoncimet me fakte, prova më konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki.

Ndër të tjera, deputetja thekson se shqiptarët presin nga opozita ide dhe vizion, e jo filma të vjetër të cilët kanë të njëjtin përfundim dhe janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Përmes këtij reagimi deputetja Kryemadhi lë të kuptohet që nuk është aspak dakord me deklaratat e bashkëshorit të saj si dhe me sulmet që ai po bën përgjatë këtyre ditëve kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumanit.  Sipas saj i gjithë ky “protagonizëm bosh” po heq vëmendjen nga afera e Inceneratorëve dhe po i shërben vetëm Ramës dhe Veliajt.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta në një intervistë për Opinion zbuloi se raportet politike mes tij dhe Kryemadhit janë tronditur. Sipas tij kjo ka ndodhur që pas djegies së mandateve e tashmë në parti janë duke marrë vendime për të shmangur nepotizmin, duke lënë të kuptohet se pas 27 prillit, Konventës të partisë, do të ketë një shkarkim të saj.

“Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. Raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe”, tha ai dy ditë më parë, ndërkohë i pyetur së fundmi nga gazetarët se a do të ketë një shkarkim të Kryemadhit, Meta u përgjigj duke thënë se nuk do të ndodhë diçka e tillë.

Madje, kreu i Partisë së Lirisë theksoi se ajo është e lirë që të kandidojë edhe për presidente të kësaj force politike dhe se do të respektojë çdo rezultat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese