Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Disa më merrnin për ditëlindjen, disa për mandatin”, Erald Kapri komenton momentin e fitores

Shkruar nga Newsbomb
“Disa më merrnin për ditëlindjen, disa për
Erald Kapri

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re politike, të cilët përgjatë fushatës u shprehën se vendi ka nevojë për një mundësi të re.

Përpos Agron Shehajt, kreut të kësaj partie,  nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet edhe Erald Kapri. Lidhur me këtë rezultat së fundmi ka qenë vetë Kapri i cili ka folur te “Shqipëria Live”.

Gjatë fjalës së tij, ai ka rikujtuar momentin kur dhe kuptoi që mandati tanimë është në duart e “Mundësisë”, moment i cili përkoi dhe me ditëlindjen e tij.

"U mbyll numërimi në 12 e 5 dhe u konfirmua mandati jonë, pa votën e diasporës. E kisha dhe ditëlindjen. Disa merrnin për ditëlindjen, disa merrnin për mandatin. Kur shkova te vota e diasporës eksponentë të PD më uronin që ja morëm mandatin PS, ndërkohë eksponentë të PS më uronin që ja morëm mandatin PD-së.

Sepse mandati 37 që morëm ne , ishim më afër, ishin në lojë dhe PS dhe PD. Duhet të pritej deri në momentin e fundit se kush merrte koeficentin më të lartë të votave. Ne kemi qenë gjithmonë më afër”, tha Kapri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese