
Replikat me video në rrjete sociale duket se po vijojnë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
Kryeministri i është përgjigjur Bashës me anë të një video në Facebook, për pyetjet që ky i fundit i drejtoi mbrëmjen e djeshme.
Në video, dëgjohen pyetjet e Bashës dhe thirrjet e tij për "të dalë në fushë", teksa i kërkon që të mos "nxjerrë doktorin për ta sulmuar". Nga ana tjetër, Rama ka vijuar me thumbimet teksa i kujtoi Bashës shkatërrimet elektorale që i shkaktoi në 4 fushata radhazi.
Në fund, Rama me ironi i ka kërkuar të mos harrojë numrin 5 bashkë me Hysenin dhe Përllumbin, teksa në sfond dëgjohet kënga "Jepi gaz, jepi gaz".
Postimi i Ramës:
Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin.
Rama: E ndjeu Lul bufi plak, atë që ndjeva unë kur u futa me vrap aty tek lista e mbyllur, sa e pashë që u zgjodhe, pupu ça stresi. Ik thash ik mbyll listat, ul qepenin se të shkatërroi prap Lul cunami, sië më shkatërrove në 2015, 2019, 2021, a ça më ke bërë, po që më ka marrë malli të ma kënosh pak atë himnin aty poshtë.
Basha: Po dil vetë në fushë mor burr, doktori është 81 vjeç.
Rama: Unë të dal në fushë? Mos mo burrë, tani që dole ti me Hysen Gjurën e me Pëllumb Seferin, jo mor vlla të merret bufi me ty tani se e mori lehtë këtë punë. Por, Kam frikë se është vonë, u ngrejt era auroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta.
Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem vetë me Bashën, siç jeni marrë përpara të dy me mu.
Rama: Këtu s'di ça të them, më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend Bertin tek ai filmi horizonte të hapura, ju myti xhelozia. Ti thua jam i doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës. Ore, po ai Gazi ballokumja i kujt është mor Lul, se më pate çmen, e mban mend apo jo Gazi është i imi, Gazi është i imi. Mor artist, kur të të kuptojë ty këneta, do jetë tha komplet, por ti mos ma ndaj mendjen e lehtë dhe jepi gaz. Dhe në fund fare, mos harro numrin 5 bashkë më Hysenin dhe Pëllumbin.