Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Dikur ishte emigrant, sot është kryeministër”, Spiropali lavde për Ramën dhe Athinën: Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën

Shkruar nga Newsbomb
“Dikur ishte emigrant, sot është kryeministër”,
Ministrja Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali është duke mbajtur fjalimin në studimin e Athinës para mijëra emigrantëve që ndodhen në sallë.

Spiropali nuk ka kursyer lëvdatat ndaj vendit fqinj, duke thënë se pritën krah hapur shqiptarët pas komunizmit. Po ashtu ajo tha se edhe kryeministri i vendit, dikur ishte emigrant.

“Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën  të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta. Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.

Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë. Edhe kryeministrin që sot e prinsi këtu, dikur ka qenë emigrant.

Dikur e keni mbajtur ju Shqipërinë me buk, ndërsa sot Shqiëpria mund ju afroj shumë. A mund ta imagjinonit që ky vend do të tërhiqte me mijëra turistë dhe të ishit krenatë kur grekët tju flinsin për Shqipërinë”, tha Spiropali ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese