Hapësire reklamuese

Politikë

“Diella”, Rama prezanton asistenten virtuale në platformën e-Albania

Shkruar nga Newsbomb
“Diella”, Rama prezanton asistenten virtuale në platformën
Ndihmësja virtuale e quajtur “Diella” në E albania

Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike të vendit duket se është bërë realitet, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë Rama me një shënim në “Facebook”, ka njoftuar se së shpejti ndihmësja virtuale e quajtur “Diella”, e cila sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t do jetë në shërbim të qytetarëve.

“Mirëmëngjesi dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese