Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN", PD takim me shqiptarët në Londër, zbulohet data

Shkruar nga Newsbomb

"DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN", PD takim me shqiptarët në

Në një kohë ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me shqipatrët e diasporës, edhe Partia Demokratike ka vendosur të takoje demokratët në diasporë.

Takimi është planifikuar për diasporën në Britaninë e Madhe. Përmes një ftesë ku shkruhet vendodhja ku do mbahet tubimi, data 17 nëntor ora 13:00, PD i bën thirrje demokratëve të bashkohen pasi ka ardhur koha “për t’i dalë zot Atdheut”.

Kujtojmë se vetëm para dy ditësh, Sali Berisha rikthehu në PD, Jozefina topallin duke e emëruar zyrtarisht drejtuesen politike të Diasporës.

Nga ana tjetër, Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Neë York njoftoi se pas Selanikut, ndalesa e radhës është në Britani të Madhe më 24 nëntor.

"Ftesë e Partisë Demokratike për Disporën në Britani të Madhe.

Më 17 Nëntor 2024, Ora 1 PM

Adresa: Siddeley Road, Ëalthamstoë, Londër, E17 4EY

Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për ti dalë zot Atdheut .

Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Ëeb), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD)."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese