
Sot bëhet një javë nga nisja e aplikimeve për regjistrimin si votues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë.
Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka publikuar shifrat e aplikimeve, ku ka shkuar në 32,910 prej të cilave janë shqyrtuar 18,698 aplikime.
Nga këto shifra janë aprovuar vetëm 11,847 të miratuara, pra janë refuzuar 6851 prej tyre, ndërsa kujtojmë se personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.
Po ashtu emigrantët meshkuj dominojnë dukshëm në krahasim me femrat në interesin e shfaqur për të votuar, teksa krahason me 66% dhe 34% respektivisht.
Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe
Gjthashtu, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.