Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhunë dhe kaos në kryeqytet? Demokratët “zbarkojnë” sot në Tiranë, zbardhen skenaret e protestës

Shkruar nga Newsbomb
Dhunë dhe kaos në kryeqytet? Demokratët
Pamje nga protestat per Klodian Rashen (dhjetor 2020)

Në orën 18:00 demokratët do të mblidhen për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria ndërsa drejtuesit politik të qarqeve gjatë javës kanë zbritur në terren duke mobilizuar demokratët për pjesëmarrje masive në portestën e kësaj të hëne në kryeqytet.

Ashtu si dhe kemi bërë me dije më herët protesta e sotme nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile.

Ndërkohë së fundmi, ish-deputeti Luçiano Boçi ka “zbërthyer”  edhe disa nga skenaret të cilat priten të vihen në zbatim gjatë protestës. I ftuar në emisionin “7pa5", Boçi tha se tubimi do të jetë i ngjashëm me atë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

“Do jetë në kompleksitetin e saj që përfshin edhe reagime si në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, edhe reagime si në rastin kur studentët u hodhën në protestë për të drejtat e tyre, që edhe sot nuk janë realizuar si të drejta dhe kanë po arsye për të dalë në protestë.

Nuk jemi në të njëjtat kushte, jemi akoma në kushte më të agravuara dhe përpos kësaj kemi goditje me akuza false për kreun e opozitës dhe kemi një deputet në burg pse artikuloi të vërtetën”, tha në fjalën e tij demokrati. Ndërkohë kujtojmë se Klodian Rasha u vra më dhjetor të 2020. Pas vrasjes së tij protesta të dhunshme “shpërthyen”  në kryeqytet. Me këtë deklaratë të dhënë ditën e sotme Boçi lë të kuptohet se gjatë protestës së ditës së sotme nuk do të mungojnë aktet e dhunës.

Protesta e opozitës vjen pasi deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg lidhur me dosjen “Babale”. Si shenjë protestë, opozita nisi aksionin që në Kuvend ku shktaktuan dhunë dhe kaos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese