Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhuna barbare ndaj avokatit Mëngjesi, Balla: Mund të parandalohej nëse do kishim sinjalizime për konfliktin

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna barbare ndaj avokatit Mëngjesi, Balla: Mund të parandalohej
Ministri i Brendshem, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar sërish dhunimin me leva dhe grushta ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

I ftuar në emisionin “Opinion” tha se ngjarje të tilla janë të vështira për t’u prandaluar pasi nuk ka pasur sinajalizime për konfliktin.

“Një ngjarje e tillë është e vështirë ta parandalosh nëse nuk ka sinjalizime. Për 5 muaj janë parandaluar 71 ngjarje të rënda prej sinjalizimeve. Ajo që ka rëndësi për ne në këtë ngjarje është që personi kryesor, i cili e ka goditur dhe e ka organizuar sulmin është arrestuar. Kam pasur një komunikim mesditën e djeshme me drejtuesit e policisë së shtetit për shkak të figurës së goditur. E djeshmja ka qenë një test për policinë,” tha Balla.

Po ashtu Ministri nuk la pa i kthyer përgjigje tërthorazi, ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi se pas sulmit fshihej Edi Rama.

“Ata që e politizuan kanë pasur kontakt me kolegët e avokatit dhe e dinin të vërtetën. Politika duhet të heqë dorë nga nxjerrja e përfundimeve, pa mbaruar hetimet,” tha Balla në Opinion.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese