Hapësire reklamuese

Politikë

Dhëndri i Sali Berishës nuk i ndahet gjykatës, ankimon në Apel vendimin e SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Dhëndri i Sali Berishës nuk i ndahet gjykatës, ankimon në

Jamarbër Malltezi ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, dhënë më më 15 prill të këtij viti. Dhëndri i Sali Berishës ka kundërshtuar një vendim të prokuroreve, të cilët paraprakisht kanë refuzuar kërkesat e tij.

Kujtojmë se më 21 nëntor të 2023, Gjykata nxori nga qelia Malltezin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Më herët Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit, i cili kërkoi kthimin e celularit, kompjuterave dhe disa dokumentave që iu sekuestruan në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi ka përfituar sipas SPAK, 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër asoj kohe sa i takon kompleksit Partizani.

Në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, Malltezi është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Bektashi, ka ndihmuar Malltezin që nëpërmjet “Homeplan” sh.p.k., të realizonin fshehjen e origjinës së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Malltezit, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi. Po ashtu SPAK ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri të Malltezit, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese