Hapësire reklamuese

Politikë

Dha dorëheqjen pas akuzave të Ilir Metës, ish Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së e thotë hapur: Dua t’i bashkohem Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Dha dorëheqjen pas akuzave të Ilir Metës, ish Sekretari i
Endrit Braimllari

Endrit Braimllari është surpriza e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Ish Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka shfaqur dëshirën t’i bashkohet Partisë Socialiste. Ai ka folur për ReportTV duke e thënë hapur që nuk ka ofertë nga selia rozë, por është i gatshëm të kontribuojë për këtë forcë politike.

“Nuk kam ofertë, po preferoj të angazhohem. Do t’i bashkohem PS nëse gjej hapësirën që po kërkoj. Jam i majtë, do preferoja në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e PS-së”, ka thënë shkurtimisht ai.

Kujtojmë që Endrit Braimllari dha dorëheqjen vitin e shkuar pas akuzave të Ilir Metës për nepotizëm dhe tradhëti brenda Partisë së Lirisë. Një ditë pas konferencës së kreut të Partisë së Lirisë, Braimllari zgjodhi të largohej as 19 viteve ndërsa sot është i gatshëm për bashkëpunim me PS-në e Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese