Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dështon “Gërdeci”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut, Gjykata gjobit avokatët e tij

Shkruar nga Newsbomb
Dështon “Gërdeci”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir
FotoMontazh: Ish-ministri Fatmir Mediu - Shperthimi ne Gerdec

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të distatën herë seancën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të tij mbrojtës.

Kësisoj mësohet se gjykata i ka gjobitur me 5 mijë lëkë secilin prej tyre. Në seancën e kësaj të mërkure u paraqitën ekspertët ushtarakë, të cilët dëshmuan versionin e tyre të ngjarjes.

Kujtojmë që Fatmir Mediu është marrë si i pandehur në janar të vitit 2023 pasi akuzohej për shpërdorim detyre, veprime që sollën tragjedinë e Gërdecit dhe vdekjen e 26 personave. Ish ministri i mbrojtjes në atë kohë, Meidu, i ka mohuar të gjitha akuzat se ka kryer veprime apo mosveprime të paligjshme që ta lidhim me këtë çështje.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese