Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Desh i vrau Elda me erë të keqe”, Bardhi ironizon deputetët e PS: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit?

Shkruar nga Newsbomb
“Desh i vrau Elda me erë të keqe”, Bardhi ironizon
Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati

Seanca e rradhës e Komisionit të Ligjeve është zhvilluar mes debateve dhe toneve të larta. Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ironizuar hapur forcën politikë kundërshtare, PS, për kallëzimin në SPAK që kanë bërë kundër deputetes së PD-së, Elda Hoti.

Gazment Bardhi u shpreh në Komision sesa para janë harxhuar nga buxheti i shtetit për të bërë ekspertizën e lëndës që u hodh në Kuvend. “E nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe”, ka thënë Bardhi me ironi.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, i ka kërkuar Bardhit të lërë ironitë për të vazhduar diskutimin e ditës në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Bardhi i është përgjigjur se ato para janë harxhuar nga buxheti i shtetit ndërsa ka kërkuar të tregohet hapur fatura e ekspeditës ligjore.

Gazment Bardhi: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe.

Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë.

Hoti u çua në SPAK pasi në seancën plenare të 18 tetorit, spërkati ambjentet e brendshme të Kuvendit me një lëndë që dyshohej se ishte benzinë, ndërsa Elda Hoti i mohoi këto akuza duke thënë se ishte thjeshtë aromatizues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese