Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetja Merita Bakiu shkon vetë në landfillin e Krujës: Qytetarët paguajnë për inceneratorët, por mbeturinat hidhen buzë liqenit

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja Merita Bakiu shkon vetë në landfillin e Krujës:
Deputetja Merita Bakiu dhe landfilli i Krujes

Politikania demokrate Merita Bakiu ka denoncuar situatën alarmante me mbetjet në Krujë. Ajo ka shkuar vetë në fshatin Halilaj, në zonën ku ndodhet landfilli i krijuar nga bashkia pranë zonave të banuara dhe ku përpunohen çdo ditë dhjetëra ton mbeturina.

Ajo thotë se pavarësisht se qytetarët krutanë paguajnë taksa për inceneratorët e trumbetuar me të madhe nga qeveria, në realitet mbetjet përpunohen pranë zonave të banuara.

Konkretisht, në landfillin e Bashkisë Krujë pranë fshatit Halilaj, përpunohen dhjetëra ton mbeturina çdo ditë dhe i gjithë ky proces ndodh në një zonë ku jetojnë qindra qytetarë me familjet e tyre. Madje, pranë landfillit ndodhet dhe një liqen.

Pra, siç denoncon deputetja Merita Bakiu, në një kohë kur qeveria shqiptare mburret me rritjen e turizmit, vendi po mbytet nga plehrat.

"Besoj që pamjet nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Është pika e grumbullimit të plehrave të zonës së Krujës dhe të zonës së Fushë Krujës. Shikojeni se në çfarë situate ndodhemi këtu. Me taksat e njerëzve që banojnë në këto zona, mbahen inceneratorët që i trumbeton qeveria me të madhe.

Poshtë kësaj zone, banojnë me qindra qytetarë që kanë familjet dhe fëmijët e tyre. Por mbi të gjitha kjo pikë grumbullimi është ngjitur me një liqen, imagjinojeni se çfarë do të thotë që të kemi ndotje jo vetëm të ajrit por edhe ndotjen e ujërave.

Është gjendje alarmante, prandaj kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga ana e qeverisë për të sistemuar grumbullimin e këtyre mbetjeve në Bashkinë Krujë. Shqetësimi i njerëzve ka kohë që ka qenë për këtë problem dhe ato sot vazhdojnë me insistim ku kërkojnë që të largohet sa më parë kjo pikë grumbullimi nga zona e banuar", shprehet deputetja Merita Baku.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese