Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme, ishte i dehur dhe bëri aksident

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme,
Deputeti Qani Xhafa duke folur ne Kuvend

Aksidenti që shkaktoi një vit më parë në mes të qytetit të Elbasanit i ka hapur telashe të mëdha deputetit të Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit. Qani Xhafa do të përballet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë për episodin e një viti më parë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar sepse Xhafa u përplas me trafik-ndarësen, por Policia e Elbasanit nuk nguroi t'i hidhte prangat sepse në atë kohë ai nuk ishte ende deputet.

Efektivët e parë që mbërritën në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan i bënë menjëherë testin e alkoolit dhe Qani Xhafa rezultoi se ishte i dehur dhe nga gjendja e tij, pasojë ishte aksidenti në mes të qytetit. Tashmë që ai është zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rasti i ka kaluar GJKKO.

Togat e zeza të Elbasanit nuk kanë pranuar të vazhdojnë më tej me shqyrtimin e çështjes, pasi Qani Xhafa është deputet dhe kompetenca lëndore për t'u marrë me rastin i takon Gjykatës së Posaçme. Shorti i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela, raporton Ora News.

Deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme,
Deputeti Xhafa krah kolegeve demokrate

Qani Xhafa kandidoi për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Mirëpo, kur një vit më parë Boçi pranoi të linte mandatin e deputetit të qarkut për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 Majit, atëherë mandati i kalonte kandidatit tjetër pasardhës në listë, i cili rezultoi se ishte Qani Xhafa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese