Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europianë të mbajtur ditën e sotme, u zhvillua seanca dëgjimore me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren znj. Majlinda Dhuka, mbi ”Raportin mbi negociatat dhe integrimin evropian, për periudhën raportuese: janar – mars 2024”, mbi masat e marra dhe angazhimin në kuadër të miratimit nga Parlamenti Europian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Por gjatë seancën u diskutua edhe mbi çështjet më të nxehta të momentit si investigimi i Rai3, si dhe video e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj i cili akuzon qeverinë Rama se ka lidhje me mafien dhe krimin.
Gjithashtu gjatë diskutimeve, ka qenë deputeti socilist Lavdrim Krashi i cili ka ngritur një shqetësim në lidhje me profesionalizmin dhe funksionimin e administratës.
“Negociatat për në BE nuk janë një shtëtitje në park, janë negociata të vështira dhe shumë të rëndësishme me një institucion me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Ju në raportim keni cekur disa pjesë sa i takon Kuvendit. Por ai duhet të jetë dhe është kryesori. Gjithashtu ju si kryenegociatore kë keni identifikuar si hallkat më të dobëta dhe nëse i keni identifikuar çfarë masash mund të merrni ju."
Deputeti socialit vazhdoi duke ngritur shqetësimin konkret që sipas tij pengon në rrugën drejt integrimit në BE.
“Administrata shqiptare është në nivele për të ardhur keq. Administrata shtetërore, sidomos bashkitë, niveli i shërbimeve është për të ardhur keq. Mënyra si i presin njerëzit. Ju kë keni identifikuar si hallkat më të dobëta? Cilat keni përcaktuar si pikat e dobëta?"
Por Majlinda Dhuka nuk mendon njësoj duke thënë se ata janë profesionistë të shkëlqyer.
“Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju se administrate është për të ardhur keq përkundrazi ka profesinistë të shkëlqyer që është konsideratë jo e imja por edhe e BE-së. Unë punoj prej 3 dekadash në administratë dhe jam pozitivisht e suprizuar. Shqipëria ka një kapërcim të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve publike, dixhitalizimit. Unë do të kërkoja fuqinë e udhëheqjes së kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Integrimit.”
Por Krashi e kundërshtoi duke thënë se ata nuk e dinë çfarë është Email: Administrata publike në nivel lokal, nuk e dinë që ekziston email.