Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti demokrat i bën “qejfin” Erion Braçes: Ke qenë ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti demokrat i bën “qejfin” Erion Braçes: Ke

Teksa seanca plenare ende vijon, nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë.

Pas fjalës së Erion Braçes, ka repikuar deputeti Bujar Leskaj, i cili me ironi është shprehur se “ministri më i ndershëm i kësaj qeverie ka qenë Erion Braçe”.

Kjo ka shkaktuar të qeshura nga ana e Braçes, pasi deri më tani ai nuk ka qenë ministër i qeverisë Rama, por vetëm zv-kryeministër për një kohë të shkurtër. 

"I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion.

Çfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një: Erion Braçe, kjo nuk diskutohet.

Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj.

Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion", tha Leskaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese