Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët shkojnë në Gjermani për të parë kombëtaren shqiptare, seanca zhvendoset për nesër, javën tjetër pushim

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët shkojnë në Gjermani për të parë
Kuvendi i Shqipërisë dhe kombëtarja shqiptare

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024. Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Mijëra tifozë shqiptarë janë nisur drejt Gjermanisë, mes tyre edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Seanca plenare këtë javë nuk do të zhvillohet të enjten si çdo javë, por një ditë më herët, kjo pasi shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian.

Mësohet se një pjesë e mirë e deputetëve do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar që seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën (nesër).

Por jo vetëm kaq, deputetët duket se do qëndrojnë edhe për përballjen e dytë me Kroacinë ndeshje e cila do luhet më 19 qershor si dhe me Spanjën në 24 qershor.Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.

Disa deputetë thanë se një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë më makina për në Gjermani, e për këtë arsye, duke qenë se rruga me makinë zgjat rreh 24 orë, me ndonjë ndalesë gjatë natës, Kuvendi e ka afruar seancën për të mërkurën, me qëllim që të shtunën, të gjithë deputetët që kanë blerë bileta të jenë në stadium.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese