Hapësire reklamuese


Politikë

Deputetët sërish në Kuvend sot, pritet t’i jepet drita jeshile Kodit të ri Zgjedhor (RENDI I DITËS)

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët sërish në Kuvend sot, pritet t’i jepet drita
Kuvendi i Shqiperise

Pas seancës maratonë të zhvilluar ditën e enjte, Kuvendi do të mblidhet sërish këtë të premte. Në rendin e ditës sot është parashikuar që të miratohet Kodi i ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilët ndodhën dy ditë më parë pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakord për lista të hapura. Sipas draftit varianti për të cilin palët kanë rënë dakord për listat është 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur. Pra, 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Me Kodin e Ri Zgjedhor iu hap rrugë edhe votimit të diasporës.

Gjithashtu, në rendin e ditës për ditën e sotme është parashikuar të miratohet Sot po ashtu në ligji i ri për “Policinë e Shtetit” si dhe ligji për “Prodhimin e Armëve”. Këtë të premte pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.

Rendi i ditës:

1. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e

Shqipërisë””, i ndryshuar.

2. Projektligj “Për miratimin e rezolutës nr. 265 “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe

regjistrimi/nënshkrimi në të” të vitit 2023 të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të

informacionit të klasifikuar”.

5. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet qeverisë së Republikës së

Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit –

Porta Globale”.

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 0019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor

i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

7. Projektligj “Për Policinë e Shtetit”.

8. Projektligj "Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-

2033".

9. Projektligj “ Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e

Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, kampusi në Gjirokastër”.

11. Projektligj “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve,

municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

12. Projektligj “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve,

municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

13. Projektligj “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores,

14. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të

transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me

përdorim të dyfishtë”.

15. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe

funksionimin e shërbimit të provës”.

16. Projektligj “Për një ndryshim në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”.

17. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen

e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar.

18. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 35/2023 “Për kompetencat për caktimin e pagave,

trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës

publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

19. Miratimi i Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për

organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të

ndryshuar.

20. Projektvendim “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit

për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS”.

21. Projektvendim “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,

që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv”.

22. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

23. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të

komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

24. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë të

komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

25. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese