Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët në Gjermani për kombëtaren? Bardhi kritika mazhorancës: Po e trajtoni Kuvendin si dyqan personal

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët në Gjermani për kombëtaren? Bardhi kritika
Gazment Bardhi

Seanca në Kuvend ka nisur me debate, ku kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shprehur kritika për ndryshimin e seancës plenare nga e enjtja në të mërkurë.

Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, teksa ka kërkuar që të sqarohet se përse është ndryshuar dita e seancës plenare.

“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.

Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit. Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë r rendit nëse nënshkruhet nga 7 deputetë.

Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike. Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë”, tha Bardhi ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese