Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët kthehen sot në Kuvend, pasi dëgjuan hallet e qytetarëve... në Gjermani!

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët kthehen sot në Kuvend, pasi dëgjuan hallet e
Kuvendi i Shqipërisë

Si rrallë herë, seanca plenare në kuvend ka nisur 30 minuta me vonesë, për shkak se plotësohej kuorumi i nevojshëm për nisjen e punimeve.

Euro 2024 dhe ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Francës ka rrëmbyer vëmendjen e politikanëve tanë. Në sallë ndodhen vetëm 7 ministra të Ramës, ndërsa pjesa dërrmuese e deputetëve nuk janë të pranishëm.

Por sipas rregullores, deputetët janë të detyruar që javën e katërt të çdo muaji ta kalojnë në zonë, me banorët që përfaqësojnë. Dhe më pas zhvillohet seancë parlamentare e posaçme për të diskutuar mbi problemet e zgjedhësve, që supozohej të mbahej sot. Mirëpo, kjo gjë është parë me përtesë nga deputetët, paga e të cilëve sigurohet falë qytetarëve që i kanë votuar.

Sakaq, vijuan me rendin e ditës vetëm deputetët e pranishëm në sallë, ku Flamur Noka tha se është abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë.

“33 milion euro fonde të BE-s, abuzime me fondet për zhvillimet e bujqësisë. Ju vidhni por skapi shton presionin ndaj opozitës dhe mban në arrest shtëpie liderin e opozitës”, tha ai.

Ndërsa deputeti socialist Erjona Braçe, foli për të drejtat e fermerëve.

“Gruri është 25 lekë sot, kostoja e prodhimit shumë më lartë.  Duhet analizuar dhe marrë vendimet e duhura. Është problem tregu, jo shitja. Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë.

Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese