Hapësire reklamuese


Politikë

Deputetët harruan qytetarët, ISP kritika Kuvendit: Java e gjelbërt u shty për ndeshjet e Evropianit, u shkel rregullorja

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët harruan qytetarët, ISP kritika Kuvendit: Java e
Foto ilustruese

Instituti i Studimeve Politike ka shprehur kritika në lidhje me qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë që vendosi të zhvendosë muajin/kalendarin dhe për pasojë edhe javën e gjelbërt.

Në një postim ISP shprehet se rregullorja e thotë qartë se ndryshimet për Kalendarin e Kuvendit mund të bëhen për çështje urgjente.

“Çështje urgjente? Sipas politikës, po. Nis kampionati europian dhe më 15/6 luan edhe Shqipëria. Qytetarët do e shohin ndeshjen në TV, politikanët/zyrtarët duan të jenë në stadium në Gjermani! Nuk kanë rëndësi kostot institucionale dhe financiare. Ata kanë rëndësi”, thuhet ndër të tjera në postim.

E plotë:

Sipas Rregullores së Kuvendit, neni 40, "java e katërt kalendarike është në dispozicion të deputetëve dhe grupeve parlamentare për veprimtari të përcaktuara në pikën 1, shkronja “ç”, të këtij neni, e cila njihet me emrin "java e gjelbërt", gjatë të cilës deputetët kanë javën e dedikuar për veprimtarinë njohëse me zgjedhësit. Në vijim, pika 5 përcakton se këto rregulla, "nuk zbatohen kur Kuvendi ka një çështje urgjente apo kërkesë për një projektakt me procedurë të përshpejtuar"!

Kuvendi vendosi që në kundershtim me parimet e Rregullores të zhvendosë muajin/kalendarin dhe për pasojë edhe javën e gjelbert, nga java e katërt në javën e tretë! Disa raportime të rëndësishme si KLSH, u shtynë (organi kryesor që raporton për situatën e korrupsionit).

Çeshtje urgjente? Sipas politikës, po. Nis kampionati europian dhe më 15/6 luan edhe Shqipëria. Qytetarët do e shohin ndeshjen në TV, politikanët/zyrtarët duan të jenë në stadium në Gjermani! Nuk kanë rëndësi kostot institucionale dhe financiare. Ata kanë rëndësi.

Një rast tipik kur Kuvendi aplikon standarde etike jo serioze për interesat krejtësisht jo legjitime dhe ku individë me pushtet cënojnë integritetin e institucioneve (de facto, konsensualisht) në dëm të parimeve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies. Dhe për ironi, sot nisi aktivitetin zyrtarisht në Kuvend edhe komisioni i posaçëm antikorrupsion, ku opozita mungoi (siç ndodh periodikisht) dhe ku mazhoranca mbajti disa fjalime me veten (siç ndodh periodikisht) duke deklaruar se ishte e vendosur të luftonte korrupsionin!!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese