Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dënuan dhunën në protestën para bashkisë, shpërthen Vasili: Në dreq Ambasadorët memecë!

Shkruar nga Newsbomb
Dënuan dhunën në protestën para bashkisë,
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratave të ambasadave në Tiranë pas protestës së opozitës para bashkisë së kryeqytetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili i akuzon ambasadorët se janë memecë ndaj hajdutërisë mafioze të Ramës dhe Veliajt.

Reagimi i plotë:

Në dreq Ambasadorët memecë ndaj hajdurisë mafioze të pandëshkuar të Ramës e Veliajt dhe llafane kundër opozitës!

Diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri në mënyrë tragjikomike bëhen memecë dhe mbyllin gojën përpara denoncimeve shumë të rënda të korrupsionit të Ramës dhe Veliajt dhe pandëshkueshmërisë së tyre nga SPAK-u.

Por po këta ambasadorë bëhen llafazane të palodhur për komentuar opozitën dhe aksionin e saj parimor dhe demokratik dhe për të predikuar lloj lloj liturgjishë pseudodemokratike pa asnjë bazë e fakt, por thjesht se këtë u kërkon Rama.

Të njëjtët ambasadorë flasin pambarim për sukseset imagjinare të reformës totalisht të kolapsuar e të kapur në drejtësi.

Po të njëjtët që kanë mbyllur gojën përballë Narkoshtetit të Ramës, që është quajtur Kolumbi e Evropës.

Por po këta nuk guxojnë të flasin për  kapjen totale të drejtësisë nga Rama, që ka sjellë betonimin e pandëshkueshmërisë për të dhe gjithë bandën rilindase që e rrethon.

Nuk flasin për aferën mafioze të Portit te Durrësit ku u dhunua hapur Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Nuk flasin për moszbatimin kriminal të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Rama dhe deputetet e tij.

Nuk flasin kur shohin e dëgjojnë aferat e kryeministrit,ministrave, deputetëve,kryetarëve të bashkive, drejtorëve etj.

Nuk flasin kur shohin SPAK-un që si gjymtyrë e kalbur e Ramës dënon me arrest Berishën pa akuzë dhe në dhunim të cdo ligji e procedurë parlamentare, ndërsa Beqja, ministra dhe kryetarë bashkie janë të lirë dhe bredhin rrugëve megjithse mbi ta ka nje malë me akuza.

Nuk flasin për inceneratorët një aferë që do të trondiste edhe vendet e tyre po të ndodhte atje.

Nuk flasin për 5D  e Bashkisë së Tiranës, të një bande kriminale që kapërcen edhe çdo imagjinate mafioze vetë.

Nuk flasin kur ushtria e një vendi të NATO-s si Shqipëria konstatohet se kultivon drogë.

Nuk flasin kur bllokohet e gjithë llogaridhënia në Parlament duke bllokuar Komisionet Hetimore e që edhe sot de facto edhe ato dy te vetme që u ngritën janë realisht të blllokuara.

Nuk flasin për dhunën shtetërore dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve për të protestuar.

Ambasadorë, që pranojnë standarte pandëshkueshmërie absolute nga SPAK për Ramën dhe Veliajn nuk meritojnë të dëgjohen.

Ambasadorë që mbështesin drejtësinë me regji dhe një SPAK si kobure e ndryshkur në duart e Ramës për ta mbrojtur nga ndëshkimi, duhet të mbyllin gojën.

Ambasadorë, që pranojnë për ne shqiptarët standarte të papranueshme për shtetet e tyre nga ata vijnë, janë shembulli elokuent i diplomacisë se havjarit thënë më thjesht e qartë i diplomacisë së korruptuar.

Në dreq këta lloj ambasadorësh, që imponojnë dreqërira në tokën tonë, vendin vendin tonë, në atdheun tonë ku zot jemi ne vetë, si amanet i të parëve tanë, që e mbrojtën me gjak këtë tokë edhe kur mjaft vende të huaja donin të na coptonin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese