Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij pasi mazhoranca rrëzoi me 72 vota amendamentin e Sali Berishës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u ndal te pensionet si dhe bonusi i fundvitit për pensionistët, duke ritheksuar edhe njëherë akuzat se shpërblimi për të moshuarit vjen vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të pranverës 2025 dhe është ndërmarrë ky vendim me qëllim marrjen e votës së tyre.
Teksa po fliste për këto akuza, Bardhit “i shpëtoi goja” duke nxjerrë në Kuvend atë çfarë diskutohet brenda Partisë Demokratike dhe atë çfarë mendojnë në të vërtetë demokratët. Deputeti iu drejtoi një pyetje socialistëve se “sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në vitin 2025?”, pyetje e cila lë të kuptohet se demokratët mendojnë humbjen e zgjedhjeve në pranverën e vitit të arshshëm.
“Na folët kur u diskutuat buxheti në parim për bonusin e pensionistëve se sa shumë po mendonin ju për pensionsitët 6 muaj para zgjedhjeve. Pa ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin e vitit vitin 2025 pasi të kenë kaluar zgjedhjet e pranverës 2025? Zero! Sepse filozofia juaj është mashtrim, njëherë në 4 vite përdorni pensionistët që në 4 vitet e ardhshme me votën e tyre të vidhni ju. Paratë që duhet të shkonin për rritje pensionesh t’i fusnit në xhep”, tha Bardhi.
Pjesë nga fjala e deputetit demokrat:
Na folët kur u diskutuat buxheti në parim për bonusin e pensionistëve se sa shumë po mendonin ju për pensionsitët 6 muaj para zgjedhjeve. Pa ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin e vitit vitin 2025 pasi të kenë kaluar zgjedhjet e pranverës 2025? Zero! Sepse filozofia juaj është mashtrim, njëherë në 4 vite përdorni pensionistët që në 4 vitet e ardhshme me votën e tyre të vidhni ju. Paratë që duhet të shkonin për rritje pensionesh t’i fusnit në xhep.
Nuk bën propozimi i PD? Sillni një propozim të ri dhe ne jemi të gatshëm që ta votojmë që nesër. E rëndësishme është të vendoset minimum jetik që mos ketë qytetar shqiptar e pensionist që nuk ka më pak se 200 euro të ardhura në muaj.
Gjysma e shqiptarëve 43% e tyre jetojnë në ekstrem varfërie, por ju nuk ju intereson varfëria e shqiptarëve sepse ju intereson luksi juaj personal. Mjafton t’ju shikosh si jeni transformuar nga koka te këmbët dhe kuptoni që nuk jeni aty për shqiptarët.
Prandaj shqiptarët do t’ja u tregojnë vendin pas 5 muajsh. Nuk do i gënjeni më pensionistët pasi në 2013 i keni premtuar rritje pensionesh dhe trajtim dinjitoz dhe sot i thoni të shohim ça do mbetet, ça do tepërojë do bëjmë një vlerësim të ekonomisë dhe do shohim nëse ka ndonjë lek për rritje pensionesh.
Jo nuk mund të talleni kështu me pensionistët e shqiptarët. Nuk mund t’i thoni atyre që ne po iu indeksiojmë pensionet kur në fakt në 12 vite pensioni real i një pensionisti është ulur me 8 % sepse norma idenksimi total që ka bërë qeveria arrin masën 26% ndërkohë inflacioni është 36%, praktikisht ju në 12 vite jo që nuk i keni rritur pensionet, por i keni ulur.