Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është duke u zhvilluar me tensione dhe debate të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve. Opozita kërkon zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për “Sterilizimin” dhe të Check Up në shëndetësi, mirëpo socialistët unanimisht kanë qenë kundër zgjatjes përtej ditës së enjte kur dhe mbaron afati.
Zv.kryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca tha se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili është dhe dëshmitari kryesor do të japë dëshminë e tij këtë të martë dhe është e panevojshme shyrja më tej.
Ndërkohë, nga ana tjetër kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka kërkuar dëshmitar kryeministrin Edi Rama si dhe Vilma Nushin, mirëpo socialistëtt nuk kanë rënë dakord.
"Të vijë Fani e të mos vijë Vilma Nushi që është përfituese, e vetëm divident ka fituar 1.5 mln euro. Edi Rama lëshoi dhe Ilir Beqajn, hajdutin dymetrosh. E të vetmin që po mbron është Vilma Nushi. Dëshmitë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës janë kyçe", tha Vokshi.
Ndërkohë, deputeti socialist, Ilir Pendarvinji u shpreh kundër paraqitjes së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka asnjë lidhje.
“Ç’lidhje ka kryeministri Rama me këtë pjesë. Clidhje ka për të ardhur dhe për të diskutuar. Është palidhje në procedurën e këtij komisioni. Sa i përket këtyre dy koncesione, në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndihmën për mjekë, ka dalë më së miri në këtë komision. Për pjesën e abuzimit se ka fituar Vilma Nushi 1.7 divident, çlidhje ka. Ku është abuzimi se nuk po shikojmë abuzim. Shumë zhurmë për asgjë”, tha Pendarvinji.
Pjesë nga biseda:
Plarent Ndreca: Nuk ka vend për ta shtyrë më. E kemi shtyrë një herë 4 muaj e një herë 2 javë. Kemi thirrur shumë dëshmitarë. Sot kemi dëshmitarin kryesor, Ilir Beqaj, që më shumë se kushdo tjetër do të japë dëshmi lidhur me procedurën që kemi si objekt i komisionit
Albana Vokshi: Të vijë Fani e të mos vijë Vilma Nushi që është përfituese, e vetëm divident ka fituar 1.5 mln euro. Edi Rama lëshoi dhe Ilir Beqajn, hajdutin dymetrosh. E të vetmin që po mbron është Vilma Nushi. Dëshmitë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës janë kyçe.
Edmond Spaho: Nuk na imponoheni dot me dëshmitarët. Pse doni që ajo të mos vijë të pyetet? Përse të mos pyetet kryeministe? Ky komision nuk duhet të mbyllet pa pyetur dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim të punës. Na përjashtuat 40 ditë. 2 javë e ndërpretë se donit të shikonit kombëtare. Hajde ta shtyjmë afatin.