Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deklarata publike e Erion Veliajt, reagon Lulzim Basha: Synon t’i bëjë presion SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata publike e Erion Veliajt, reagon Lulzim Basha: Synon t’i
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbi deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Reagimi i tij erdjhi pasi Veliaj përmes një deklarate për median distancoi veten nga ‘veprimet e paligjshme’ për të cilën u arrestuan zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Duke u nisur nga kjo, për Bashën, grupi i partisë socialiste është bërë si kartelet e drogës që dalin të kërcënojnë njëri-tjetrin për ti shpëtuar drejtësisë dhe për të shmangur përgjegjësinë nga vetja.

“Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku”, tha Basha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, kryedemokrati tha se deklarata e Veliajt po i drejtohej me një ton kërcënues SPAK-ut, duke shtuar se kjo ishte e papranueshme. Ai bëri thirrje që duart e pista nuk duhet të cenojnë drejtësinë në vend.

“E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un, shkroi Lulzim Basha në X.

Më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj doli me një deklaratë për media mbi arrestimet e ditëve të fundit nga SPAK në institucionin që ai drejton. Veliaj, pohoi se i vjen keq që bashkëpunëtorët e tij kanë bërë "punë të pista për përfitime personale".

Një sinjal i qartë i kryebashkiakut, se tashmë Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla duhet ta bëjnë vetë përballjen me drejtësinë dhe akuzat që SPAK u ka vënë mbi shpinë.

"Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë nëse akuzat ndaj drejtorëve dhe ish-drejtorëve në Bashkinë e Tiranës provohen si të vërteta në gjykatë. Nuk më vjen aspak mirë, përkundrazi më vjen tmerrësisht keq që krahas angazhimit në plotë punë të mira, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie janë angazhuar në punë të pista për përfitime personale", thuhet më herët në deklaratën e Veliajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese