Hapësire reklamuese


Politikë

Deklarata e fortë para dyerve të SPAK: Në telefonin e drejtorit të Bashkisë së Tiranës është gjetur video me orgji, festuan fitoren e 14 Majit

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë para dyerve të SPAK: Në telefonin e drejtorit
Ilustrim

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja është shprehur këtë të martë jashtë dyerve të SPAK se në telefonin e një prej drejtorëve të arrestuar të kompanisë “5D”, është gjetur një video e orgji në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Kalasë, bashkëpunëtorët e Erion Veliaj kanë organizuar festë të madhe në Bashkinë e Tiranës pas fitores së zgjedhjeve të 14 Majit dhe atje është bërë dhe orgji, ndaj ajo i kërkon SPAK të dalë me deklaratë.

“… Altin Dumani, i cili duhet të vijë dhe të deklarojë nëse është e vërtetë apo jo, se në telefonin e sekuestruar të një prej drejtorëve të kompanisë 5D, ose siç e quajmë ne të skemës 5D, është gjetur edhe video e orgjive, ose siç e festës që kanë bërë ata pas grabitjes që i bënë zgjedhjeve të 2023, të 14 maj 2023 në Bashkinë e Tiranës”, është shprehur zyrtarja e PD.

Adriana Kalaja ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për padinë që është bërë ndaj saj për shpifje nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ajo e konsideron padinë një tentativë të Erion Veliaj për të intimiduar atë personalisht dhe opozitën.

“Kështu që, kjo është tentativa e radhës e Erion Veliajt, pasi ka vepruar në çdo rast duke intimiduar opozitën, dhe mua personalisht, për shkak se do të tregojë në publik se Adriana Kalaja është thjesht një shpifëse. Unë e ftoj që ai të mendohet mirë aty tek ajo qelia e paraburgimit, të mendohet mirë për gjithë krimet dhe veprat penale që ka bërë dhe nuk e shpëton asnjë kërkesë penale.

As 100 kërkesa penale, në formën e akuzës së shpifjes ndaj meje, por e vetmja mundësi që ai të lehtësohet sado pak nga ndëshkimi penal është që ai të bëhet i penduari i drejtësisë dhe me këtë rast mbase na sjell dhe videon e orgjisë në mënyrë vullnetare”, përmbylli Adriana Kalaja përpara dyerve të SPAK. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese