Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deklarata e fortë e Berishës: Altin Hajri urdhëroi kunatin të vriste Alfred Dedjan, ishte dëshmitar i copëtimit makabër të Jan Prengës  

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e fortë e Berishës: Altin Hajri urdhëroi kunatin
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar me bindje të plotë se i shumëkërkuari Altin Hajri ka urdhëruar vrasjen e Alfred Dedjas, i cili u ekzekutua dje në Ndroq.

Edhe pse policia ka identifikuar si autor 27-vjeçar Julian Gjoshi, Berisha thotë se ka qenë Hajri, i cili nisi kunatin e tij për të përfunduar vrasjen. Sipas tij, dje u ekzekutua dëshmitari që ishte i pranishëm në coptimin dhe vrasjen makabre të Jan Prengës.

“Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës. Ai i dinte të gjitha. Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Gjoshin, tani e urdhëroi të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

E gjitha kjo është vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. Për vrasjen u akuzuan kamarierët e lokalit, kurse Altin Hajri tani është i lirë, ai pastron oborrin. Nisi edhe kunatin të kryente vrasjen në publik. Vrasja e djeshme është dëshmi e sipërmarrjes së përbashkët e shtetit me mafian.

Dedja duhet të ishte dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurr vullnet për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Të gjitha dosjen vijnë nga jashtë, Dumani i ka aty, të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nuk është nismë e tij," tha Berisha. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed