Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Debate të forta te “Shëndetësia”, Plarent Ndreca i drejtohet opozitës: Keni 6 muaj që e shtyni dhe tani s’e lini Ilir Beqajn të flasë

Shkruar nga Newsbomb
Debate të forta te “Shëndetësia”, Plarent Ndreca i
Plarent Ndreca

Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Sterilizimin, u ndez një debat i ashpër midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Plarent Ndreca akuzoi opozitën dhe kryetaren e komisionit, Albana Vokshi, për pengimin e të drejtës së tij për të folur, duke theksuar se komisioni është shtyrë prej muajsh dhe tani po kufizohet e drejta e Beqajt për të paraqitur deklaratën e tij.

Ndreca: Keni 6 muaj që e shtyni këtë proces dhe tani e ndërprisni sërish. Po fyeni rëndë të drejtën kushtetuese të individëve duke mos e lënë Beqajn të shprehet siç është në të drejtën e tij.

Vokshi: Ta dëgjojmë, por duhet të ndjekim procedurat. Nëse zoti Beqaj dëshiron të bëjë deklaratën e tij pa shkelur rregullat, mund të vazhdojë. Prezantimet propagandistike nuk kanë vend këtu, ato bëhen në gjykatë.

Spaho: Debati është i panevojshëm; ligji e përcakton qartë rrugën e veprimit. Dëshmitari nuk ka nevojë të mbrohet, ai duhet vetëm të përgjigjet për çështjet që po shqyrtojmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese