Hapësire reklamuese

Politikë

Debate të forta në Kuvend/ Gogu: Ujkun e kopesë e ke në zemër, Noka: Berisha është simboli i antikorrupsionit!

Shkruar nga Newsbomb
Debate të forta në Kuvend/ Gogu: Ujkun e kopesë e ke në
Flamur Noka dhe Toni Gogu në Kuvend

Debate të forta kanë shoqëruar seancën e sotme plenare pas megaskandalin me mjekët tek “Onkologjiku” ku deputetët e opozitës kanë dalë nga procedura duke kërkuar llogari ministres Koçiu dhe qeverisë Rama mbi këtë situatë.

Flamur Noka, deputeti demokrat në fjalën e tij nga foltorja ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë për “Onkologjikun” dhe për “lali vjedhësin” e Tiranës. Sipas tij situata sot do ishte ndryshe nëse nuk do vidhnin paratë e konsecionit.

Nëse nuk do vidhnin paratë e koncesionit të Chek-up, sot Onkologjiku do kishte shërbimin më cilësor dhe pajisjet më moderne të mundëshme. Nëse nuk do firmoseshin koncesione të tjera, analizat etj në shëndetësi, sot Onkologjiku do kishte medikamentet më të mira.

Koha po ia nxjerr bojën edhe fasadës edhe propogandës. Opozita është për të mbështetur çdo lloj proteste dhe në krah të çdo qytetari që proteston. Tani e kuptuan edhe qytetarët, nuk ia ndien se ekzistojnë shqiptarët, as nuk ia ndien se kanë halle. Nesër të gjithë qytetarët e Tiranës të jenë në protestë në orën 11:00, për të bërë drejtësi qytetarët."

Pas fjalës së Flamur Nokës, menjëherë ka kërkuar fjalën socilaisti Gogu ku i drejtohet se njeriun e korrupsionit Muli e mban ujkun në bluzë, në stomak, në zemër.

Toni Gogu: Ti ngjason me ata çobenë, që në krye të kopesë kanë vënë ujkun dhe vrasin mendjen përse iu zvogëlohet vatha. Ti e ke në bluze, në stomak, në zemër ujkun (Sali Berishën).

Hajde të Komisioni i Posaçëm dhe t’i japin qytetarëve atë që presin ”luftë kundër korrupsionit” në çdo sallë operacioni, në çdo korridor, në çdo zyrë tatimi, hipoteke. Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh, mos vazhdo të flasësh për korrupsionin, është koha për veprim.

Flamur Noka: Toni, Sali Berisha është simboli i antikorrupsionit dhe anti-krrimit në Shqipëri. E ka vërtetuar qeverisja e tij. E ka vërtetuar edhe që ju dhe SKAP nuk mund të artikulojë asnjë akuzë për Berishën.

Me kë të ulem unë në Komisionin Antikorrupsion? Të ulem me Ilir Beqaj që ka vjedhur, apo me lali vjedhësin? Me Pëllumb Gjokën dhe Bajrat, apo me Olsin?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese