Hapësire reklamuese

Politikë

Debat në Komisionin Hetimor, Salinaji debat me Qefalian: Do shikoni spektakël të zi

Shkruar nga Newsbomb

Debat në Komisionin Hetimor, Salinaji debat me Qefalian: Do shikoni

Me debate mes opozitës dhe mazhorancës është zhvilluar Komisioni Hetimor në lidhje me rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Kryekomisioneri Ervin Salianji ka pasur një debat me nënkryetarin e këtij komisioni Xhemal Qefalia.

Sipas Salianjit, ndërhyrja në sistem është bërë për qëllim të grupeve kriminale dhe përgjegjësit duhet të vendosen përpara ligjit.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen çmimit të sheqerit. Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, përfundoi Salianji.

Ndërkohë që nga ana tjetër, deputeti i PS, Qefalia e akuzoi se po e shikonte ngritjen e këtij komisioni në aspektin politik dhe jo për ti shërbyer zgjidhjes së problemit konkretisht.

“Kryetar mos u përfshini politikisht. Kjo marrëveshje mes PS dhe PD-së keni qenë kundër dhe keni thënë se çfarë janë këto dy komisione... ju sfidoj a keni seriozisht këtë punë?”, u shpreh Qefalia.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në sistemin "TIMS" nisi sot zyrtarisht punën me konstituimin e tij, objektin e hetimit dhe listën e personave që do të pyeten si dëshmitarë, për nevojat e hetimit parlamentar.

Do të thirren për të dëshmuar personat apo funksionarët publikë të mëposhtëm: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë Taulant Balla, ministër i Brendshëm Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Policisë së SHtetit Florian Sulejmani, drejtor i AMP Bledar Çuçi, ish-ministër i Brendshëm Gledis Nano, ish-drejtor i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ish-drejtor i AMP Zef Laska, dejtor i Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit Neritan Nallbati, drejtor i Policisë Kriminale Dorian Tola, drejor i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Ervin Muça, drejtor i IT në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, drejtor i Krimit Kibernetik Besian Tanuzi, ish-drejtor i Sistemeve në Policinë e Shtetit Enri Ndoni, drejtor i Sistemeve në Policinë e Shtetit Ardit Muça, shef i IT në Policinë e Shtetit Elona Goga, ish-drejtor i Bazave të të Dhënave në Policinë e Shtetit.

 Do të thirren si dëshmitarë për nevoja të komisionit dhe shtetasit: Eraldi Ndreca Enkli Hoxha Ergis Hidri J. Dervishaj Xhuljeta Çollaku Albana Vrapi Arben Babaj Persona të tjerë që ka dyshime se kanë marrë pjesë në këtë operacion, janë: Elvis Hysi Ermal Beqiri nga kompania "Soft" Nevila Xoxa Kompania "Horizont", do thërrasim administratorin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese