Hapësire reklamuese

Politikë

David Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet nga ministri Hasani

Shkruar nga Newsbomb

David Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet nga ministri Hasani

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka mbërritur në Shqipëri, ku është pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri Hasani u shpreh se në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor.

Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron.

Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ilgi Hasani.

Cameron filimisht do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Më pas në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Qeveria britanike njoftoi se Cameron do të shpallë gjithashtu një program të ri për të mbështetur Policinë e Shtetit Shqiptar për të reformuar dhe modernizuar, në mënyrë që ajo të mund të shtypë grupet e krimit që kërcënojnë jetesën e qytetarëve shqiptarë dhe britanikë nëpërmjet kontrabandës së njerëzve dhe tregtisë së drogës.

Po ashtu Sekretari i Jashtëm do të njoftojë gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të eksploruar opsionet për financimin e zhvillimit të hekurudhave të Shqipërisë duke përdorur financimin tonë prej 4 miliardë £ për eksportin e Britanisë së Madhe të alokuara për Shqipërinë gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në MB në 2023”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese