
Dashnor Sula
Deputeti Dashnor Sula është tërhequr nga lista e Adriatik Lapajt si kandidat për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.
Kujtojmë se Dashnor Sula nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet nga Sali Berisha dhe vendosi të kandidojë në listën e Adriatik Lapajt të 'Nisma Shqipëria Bëhet', në Elbasan.
Duket se deputeti i opozitës është sërish i pakënaqur dhe ka ndryshuar mendje duke u tërhequr edhe nga partia e atyre të cilët i quajti "djemtë e rinj".
Sondazh
Poll