Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dashnor Sula “lan” me qumësht shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët

Shkruar nga Newsbomb
Dashnor Sula “lan”  me qumësht shkallët e Kuvendit:
Dashnor Sula duke derdhur qumeshtin ne Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka vendosur që këtë të enjte në Kuvend të vijë me një tjetër risi. Kësaj here demokrati në shenjë proteste ka “larë” me qumësht shkallën e Kuvendit.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me mungesën e mbështetjes për fermerët.

Në një deklaratë për mediat, Sula tha se milionat nuk merren nga fermerët, mirëpo nga persona të caktuar të cilët kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.

Ai u shpreh se ka vendosur që të derdhë qumshtin në dyert e Kuvendit në mënyrë që qeveria të kthejë sytë nga fermerët.

 “Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.

Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët”, tha Sula.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese