Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dashnor Sula flet me emra: Ne s’e bëjmë dot vezën si të Sali Berishës, vetëm një grua përmbush kriteret

Shkruar nga Newsbomb
Dashnor Sula flet me emra: Ne s’e bëjmë dot vezën si
Sali Berisha dhe Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me emra të cilët sipas tij janë të denjë për të qenë në krye të forcës politike ku ai bën pjesë.

Në një intervistë për emisionin “Breaking në Top News”, Sula theksoi se askush s’mund të drejtojë partinë si ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke përjashtuar si mundësi dy deputetët, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, Sula tha se e vetmja që i përmbush kriteret është Jorida Tabaku.  

“unë s’e besoj kurrë që as Flamur Noka, as Gazment Bardhi dhe asnjëri nga ne nuk e bën vezën e Sali Berishës, të jemi realistë”, tha Sula ndër të tjera.

“Mekanizmi është ekzekutivi, sepse njerëzit më të prekshëm nuk kanë kryetarin e partisë, kanë ekzekutivin. Kanë kryeministrin, kanë ministrat, nëse ti sjell një figurë kryeministri apo qeverie hije, të cilët janë hije të pa përfolur në korrupsion apo për gjëra të tjera, ti u thua qytetarëve zotëri po kam mbështetjen, nuk do të vij të qeveris sot, do të vijë të qeverisë Fjori, kjo është kryeministrja e këtij vendi, nuk qeveris partia, nuk qeveris Berisha, por qeveria, këta ministra.

Jam i bindur 100% që do të ketë reagim qytetar për këtë qasje, por nëse do ta mbajnë këtë gjë jo në këtë format që Berisha të rrijë aty ku është mbyllur që unë e kam thënë që është një vendim politik dhe për këtë jam i bindur, sepse po të ishte hetuar për tendera, për koncesione do të kishte qasje tjetër. Gjithsesi ky është fakt dhe ne do të duhet që ta kalojmë këtë gjë, si tejkalohet kjo, në forma të caktuara.

Unë s’e besoj kurrë që as Flamur Noka, as Gazment Bardhi dhe asnjëri nga ne nuk e bën vezën e Sali Berishës, të jemi realistë, por ama do të duhej që të kishim një emër të ekzekutivit, të kryeministrit dhe të një ekipit qeveritar të ishte një njësi ndryshe që sot 34 vite, nuk ka ndodhur kështu asnjëherë, por janë zgjedhur sipas orekseve, të cilët kanë dalë me probleme të forta.

Ka, mund të ishte një nga diaspora, Berisha kur erdhi në 2005 andej i mori , jo se s’ka këtu brenda njoh 2 3 persona që i respektojnë, ke një model si Jorida Tabaku, grua, politikane, punon lufton, bën opozitë e pa korruptuar, si puna e Joridës ka edhe të tjerë, s’po bëj sponsorizim për Joridën, edhe në raport me ndërkombëtarët flet diskuton, ka takime, ka edhe një performancë”, tha deputeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese