
Nga Jonida Hitoveizi
Është e vështirë që në mjedisin politik të Shqipërisë të gjesh personazhe të shkëputura nga mëkatet e saj, për të cilat të ketë një unanimitet të opinionit publik. Janë ata njerëz të cilëve “nuk ke se çfarë t’u gjesh në biografinë politike”. Dashamir Shehi, është njëri prej tyre.
Në këtë bisedë për NewsBomb na tregon se çfarë e ka mbajtur larg tundimit, të cilin ai e quan se është permanent në këtë mjedis, njëlloj si oferta për t’u korruptuar.
Përtej jetës publike, ajo çfarë ai e quan veten fatlum është familja dhe fëmijët, ku meritat kryesore nuk heziton t’ia faturojë bashkëshortes së tij, sidomos “për faktin që e ka duruar atë në 30 vite martesë”. Politika është pasioni i tij më i madh, e cila duket se ka ngjyrosur çdo gjë përreth tij. Një pasion, të cilit nuk ia mohon kostot, por që do ta bënte po njëlloj.
Zoti Shehi, si e nisët këtë Vit të Ri?
Të them të drejtën e kam nisur më mirë se vitet e tjera. Kisha fëmijët bashkë me mua, erdhën nga Gjermania.
Të dy fëmijët jetojnë jashtë? Po. Vajza jeton në Mynih, ajo ka mbaruar për matematikë, ndërsa djali ka mbaruar për Inxhinieri Ndërtimi dhe jeton në Berlin.
Përse kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vendit, ndryshe nga sa ndodh zakonisht me fëmijët e shumë nga ata që kanë njëlloj pushteti financiar, apo politik?
Shumica e tyre nuk kthehen, por kthehen ata që janë fëmijët e milionerëve e pasanikëve se menaxhojnë pasurinë e prindërve. Babai i këtyre fëmijëve të mi, nuk është se ka një pasuri për të menaxhuar, kështu që janë atje ku kanë mbaruar shkollën. Unë uroj që të vijnë në Shqipëri, madje ju bëj presion, por nuk kam të drejtë t’u cënoj karrierat aty ku i kanë ngritur dhe zhvillojnë. Në fund të fundit kanë mbaruar shkolla shumë të vështira dhe me shumë sakrifica.
Je i kënaqur me këtë pjesën që ata ia kanë dalë, kanë një karrierë aty ku nuk janë fëmijët e dikujt?
Ata e kanë bërë shkollën në Gjermani, pa ndonjë privilegj se fëmijët e kujt janë.
S’ju ka ardhur ndonjëherë inat kur sheh p.sh se sa shumë ua lehtësojnë jetën apo përfitimet që krijojnë për fëmijët e tyre këtu, kolegë tuaj?
Mund të jetë edhe kjo, por të them të drejtën, jam më i kënaqur se shumë të tjerë në këtë aspekt. Më ka parë Zoti nga kjo histori e gjatë publike e politike; nuk bëra para, madje humba dhe një pjesë të pronave të familjes sime. Ama kam këtë kënaqësinë tjetër që nuk e kanë shumë politikanë. Kam një familje shumë të mirë. Ndaj thonë Zoti me një dorë të hedh, me një të pret.
Familja është dora me të cilën Zoti ju ka pritur?
Unë në këtë pikëpamje kam qenë shumë fatlum, për gruan dhe fëmijët.
Po në politikë e quani veten fatlum?
.................
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të muajit Janar të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg dje (22 Janar) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…