Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bylykbashi thirrje për mosbindje civile: Nuk do të ketë normalitet

Shkruar nga Newsbomb
Bylykbashi thirrje për mosbindje civile: Nuk do të ketë
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka thënë fjalën e tij për mediat pas përfundimit të seancës plenare e mbajtuar këtë të hënë.

Bylykbashi ka lajmëruar dhe njëherë se nuk do të ketë normalitet në seanca plenare ndërkohë që qeveria ka vendosur diktaturën dhe bashkëpunon hapur me krimin. Ndër të tjera, deputeti tha se mosbindja civile do të vazhdojë të thellohet derisa Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira dhe të vendoset në vend drejtësia.

S’mund të ketë seancë normale të parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikur nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Nuk do ketë normalitet. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrin e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese