Deputeti demokrat, njëkohësisht nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në një konferencë me gazetarët i është rikthyer marrëveshjes së 5 Qershorit e arritur në vitin 2020 në lidhje me problematikat dhe funksionimin e zgjedhjeve.
Bylykbashi kërkoi rikthimin e koalicioneve dhe listat e hapura në mënyrë që çdo qytetar mund të votojë për kandidatin që do, “pra lista të hapura për secilin koalicion”.
“Marrëveshja e 5 Qershorit, ka jo vetëm trajtimin e problematikave të zgjedhjeve. Nuk ka çështje të reja, por rëndim të çështjeve në atë marrëveshje. Është bërë më dramatike situata dhe është cënuar vota e shqiptarëve. Marrëveshja ka konsensusin e palëve politike, që u përshëndet jo vetëm nga ambasadat, është marrëveshje konsensuale dhe bazë e fortë. Edi Rama nuk mund t’i shmanget. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshe të njëanshme.”, - tha Bylykbashi.