Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, ministrja Koçiu: Për herë të parë, mbi 1 miliard euro

Shkruar nga Newsbomb
Buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, ministrja
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, prezantoi sot në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, buxhetin e Ministrisë për vitin 2025, i cili arrin vlerën prej 103 miliardë e 375 milionë lekësh, duke tejkaluar për herë të parë shifrën e 1 miliard eurove.

Ky buxhet është 5% më i lartë krahasuar me vitin 2024 dhe shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri.

Sipas ministres Koçiu, ky buxhet është i orientuar për të siguruar mbështetje të qëndrueshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arritjen e mbulimit universal të shëndetësisë.

Për herë të parë i tejkalon 1 miliard euro, është 5% më e lartë se viti 2024. ky buxhet është një hap i rëndësishëm në transformimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe synon mbështetje të qëndrueshme për përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimin universal të shëndetësisë”, - tha Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kociu premtoi se përmirësimi i pagave dhe kushteve të punës për profesionistët e shëndetësisë do të vijojnë, duke përfshirë rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e tjerë të shëndetësisë, ndërsa foli për prioritetet në shëndetësi.

“Ky buxhet mbështet 7.6 milionë vizita në shërbimin parësor, dhe angazhimin për luftën kundër sëmundjeve të rrezikshme si diabeti. Për më tepër, do të mbështetet trajtimi i 317 mijë pacientëve në spitalet e nivelit të dytë në të gjithë vendin. Ky buxhet synon të fuqizojë më tej sistemin shëndetësor dhe mbrojtjen sociale, duke siguruar më shumë shërbime dhe mbështetje për qytetarët shqiptarë,”- tha Albana Koçiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese